Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURETKOB “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu KRYEZOT I ARBËRIT”

TKOB “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu KRYEZOT I ARBËRIT”

Opera solemne “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu KRYEZOT I ARBËRIT” e kompozitorit akademik Vasil Tole, do të ngjitet më 9 maj 2023, në orën 20.00, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Kompozitori Tole e krijoi veprën me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Skëndebeut, për të treguar jetën dhe përjetësinë e Heroit Kombëtar në një vepër që flet shqip. Motivi i ngjitjes në skenë të kësaj vepre për kompozitorin dhe muzikologun e njohur, Vasil Tole, është që të synohet rikthimi i traditës së operës dhe baletit shqiptar, që për kohë prej më shumë se 35 vjetësh është lënë në harrresë. Opera “Skënderbeu, kryezot i Arbërit” ka në qendër Jetën dhe Përjetësinë, të cilat marrin shkas nga figura e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, në vitin e 555-vjetorit të ndarjes nga jeta. Libreti i operas solemne dhe fryma e kompozimit të saj janë mbështetur mbi disa motive të veprës së njohur të Fan S. Nolit “Skënderbeu – kryezot i Shqipërisë”. Në thelb opera-solemne është bashkimi i gjinisë së Operas dramatike me Meshën Solemne, pra Opera Selemne. Opera është konceptuar në dy pjesë, dy akte, që i përgjigjen jetës dhe përjetësisë të Gjergj Kastriotit në botën shqiptare, gjegjësisht heroit dhe epokës së Arbërit në shekujt e humanizmit europian dhe të qendresës antiosmane. Këtyre dy pjesëve, që plotësojnë njëra-tjetrën në ndryshim, u vjen për shtat si fjala (narracioni), ashtu dhe regjistri muzikor. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments