Komisioni Evropian kërkon të luftojë korrupsionin duke futur dënime minimale të përbashkëta për bllokun dhe duke sanksionuar individë në mbarë botën sipas planeve të reformës. “Korrupsioni është si një kancer. Nëse lihet i shfrenuar, ai do të mbysë shoqërinë tonë demokratike dhe do të shkatërrojë institucionet e saj”, tha zëvendëspresidentja e Komisionit të BE-së, Vera Jourova. “Përkufizimet, periudhat e kufizimit dhe dënimet minimale për veprat e lidhura me korrupsionin, duke përfshirë ryshfetin, shpërdorimin dhe abuzimin e funksioneve, duhet të standardizohen në të gjithë bllokun për të lehtësuar ndjekjen penale përtej kufijve”, thuhet në një njoftim për shtyp. Propozimi parashikon gjithashtu bazën ligjore për të filluar sanksionimin e individëve të përfshirë në akte të rënda korrupsioni në mbarë botën, siç është tashmë rasti me disa shkelje të të drejtave të njeriut. Komisioni vlerëson se korrupsioni i kushton ekonomisë së bllokut të paktën 120 miliardë euro (132.5 miliardë dollarë) në vit. Propozimet e komisionit nuk janë të lidhura me skandalin e korrupsionit që tronditi Parlamentin Evropian në fund të vitit të kaluar dhe çoi në arrestimin e pesë ligjvënësve të BE-së. Në statistikat globale, anëtarët e BE-së, si Danimarka dhe Finlanda janë renditur si vendet më pak të korruptuara në një indeks të publikuar nga organizata mbikëqyrëse “Transparency International” në fillim të këtij viti. “Pothuajse shtatë në 10 evropianë besojnë se korrupsioni është i përhapur në vendin e tyre”, sipas një sondazhi të BE-së të botuar vitin e kaluar. Johansson paralajmëroi se shumë pak raste në BE ndiqen penalisht dhe më pak çojnë në dënime, duke e quajtur korrupsionin një problem të madh. atsh
Komisioni i BE,masa të përbashkëta kundër korrupsionit
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on