Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREInfrastruktura përreth qytetit mesjetar të Drishtit

Infrastruktura përreth qytetit mesjetar të Drishtit

Të gjitha drejtoritë rajonale të Trashëgimisë Kulturore po punojnë në prag të sezonit turistik për sistemimin e infrastrukturës që të çon në monumentet e kulturës. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bën të ditur se, po vijon puna për mirëmbajtjen dhe pastrimin e siteve arkeologjike në Shkodër. “Punonjësit e mirëmbajtjes DRTK Shkodër u përqendruan në pastrimin e vegjetacionit në rrënojat e qytetit mesjetar të Drishtit, strukturat e objekteve publike mesjetare dhe si dhe pastrimin e rrugëkalimeve për të krijuar lehtësi në vizitueshmërinë e saj”, shkruan DRTK Shkodër në një postim në rrjete sociale teksa ka publikuar dhe foto nga punimet. Drishti mesjetar, gjurmët e së cilit gjendën rreth 15 km larg qytetit të Shkodrës, gëzon një pozitë gjeografike të privilegjuar që ka kushtëzuar krijimin e peizazheve natyrore mjaft të pëlqyeshme për turistët. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments