Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTURENdahet nga jeta Kristaq Mitro, regjisori la gjurmë në historinë e filmit

Ndahet nga jeta Kristaq Mitro, regjisori la gjurmë në historinë e filmit

Është ndarë sot nga jeta në orët e para të mëngjesit në Austri në moshën 77-vjeçare Kristaq Mitro. Regjisori kishte shkuar pranë të bijave, për një ndërhyrje për probleme shëndetësore që kishte (një formë parkisoni), ku edhe në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme ka ndërruar jetë. Mitro pritet të përcillet me homazhe në Tiranë. Lajmin e ka bërë të ditur një tjetër figurë e njohur e kinematografisë, aktori Melvan Shanaj përmes një postimi në rrjetet sociale. “Lamtumirë Kristaq Mitro, miqësi që nga koha studentore, në një klasë, në një dhomë, deri së fundi si mësimdhënës në Universitetin e Arteve, në degën e regjisë së filmit. Ike duke mbetur në ekranin shqiptar si regjisor vepra me sukses të pakontestuara! Ngushëllime familjes dhe gjithë miqve”, shkruan Shanaj. Kristaq Mitro, “Artist i Merituar”, është një nga regjisorët më të njohur të kinematografisë shqiptare, që ka lënë gjurmë në historinë e filmit tonë. Për vite të tëra ka qenë edhe pedagog në Akademinë e Arteve. Mitro është regjisor i 12 filmave shqiptarë shumë të njohur, madje ka guxuar edhe si skenarist. Mitro ka përfaqësuar Shqipërinë në arena të ndryshme dhe sfida botërore. Disa nga filmat e tij janë “Kur zbardhi një ditë”, “Tokë e përgjakur”, “Dimri i fundit”, “Nusja dhe shtetrrethimi”, “Liri a vdekje”, “Telefoni i një mëngjesi” etj. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments