Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREMuzeu i Krujës: Pas 3 vitesh mungesë rikthehen turistët japonezë

Muzeu i Krujës: Pas 3 vitesh mungesë rikthehen turistët japonezë

Muaji mars ka shënuar një rritje të numrit të turistëve të huaj në Muzeun Historik dhe Etnografik të Krujës. Në këtë fillimjave Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” e kanë vizituar një grup turistësh nga Japonia, të cilët janë njohur me historinë dhe traditat shqiptare. “Pas 3 vitesh mungese për shkak të pandemisë në këtë muze janë rikthyer grupet e organizuara me turistë japonezë në Muzeun Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Krujë”, tha për ATSH-në drejtori i Muzeut Historik dhe Etnografik, Mehdi Hafizi. Hafizi theksoi se “vetëm në 3 javët e para të marsit ky muze është vizituar nga rreth 2000 turistë. Gjatë marsit është shtuar numri i turistëve me grupe të organizuara si amerikanë, italianë, spanjollë, gjermanë, etj”. Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” u përurua më 1 nëntor 1982 në kështjellën e Krujës. Ky muze ka edhe karakterin e një memoriali që trajtohet si kullë shqiptare e Veriut. Kompleksi i muzeut është shpërndarë në disa hapësira, të cilat vizitohen kronologjikisht sipas ngjarjeve. Në këtë muze ndodhen objekte që i përkasin periudhave të ndryshme historike, por në disa pavijone trajtohet historia e Mesjetës së Hershme, principatat shqiptare, pushtimi osman dhe betejat e shqiptarëve për të përballuar këtë pushtim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments