Në këtë fillim Marsi, dëbora ka zbardhur zonat malore në vend. Në Shkodër, reshjet e dëborës kanë zbardhur Thethin dhe Vermoshin. Në Qarkun e Korçës borës kanë rënë në zonën e Dardhës dhe të Voskopojës, zona në një lartësi mbi 1150 metra mbi nivelin e detit. Sipas sinoptikanëve ky mot i paqëndrueshëm me reshje dëbore në zonat malore do të na shoqërojë deri në mesin e javës tjetër. Pas të enjtes, vendi do të përfshihet nga temperatura tipike pranverore. Temperaturat pritet të arrijnë deri në 20 gradë në vlerat maksimale.
Tv Klan – Borë para Pranverës | Lajme News
RELATED ARTICLES