Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKërkesa për shërbime kadastrale, vetëm online

Kërkesa për shërbime kadastrale, vetëm online

Këshilli i Ministrave miratoi sot rregullat për procedurën e trajtimit të kërkesave për shërbime kadastrale. Sipas vendimit, kërkesa për shërbime kadastrale pranohet vetëm online, nëpërmjet portalit qeveritar “e-Albania” dhe sistemeve elektronike të regjistruara si baza të të dhënave shtetërore. Me dërgimin e kërkesës për shërbime kadastrale, ajo regjistrohet në mënyrë automatike në regjistrin elektronik të kërkesave dhe trajtohet nga drejtoria/zyra vendore e ASHK-së, sipas kompetencave të përdoruesve të brendshëm të bazës shtetërore të të dhënave kadastrale (ALBSCAD). Në varësi të llojit të shërbimit kadastral, kërkesa shoqërohet me dokumentacionin përkatës tekniko-ligjor. Ky i fundit ngarkohet me nënshkrim elektronik kur përcillet nga institucionet shtetërore dhe si kopje elektronike kur përcillet nga kërkuesi, vetë apo nëpërmjet përfaqësuesit të tij. Kur dokumentacioni shoqërues ngarkohet vetëm si kopje elektronike, ai përcillet edhe nëpërmjet shërbimit postar pranë drejtorisë/zyrës vendore të ASHK-së. Menjëherë me administrimin e dokumentacionit nëpërmjet shërbimit postar, ai i nënshtrohet digjitalizimit të plotë nga drejtoria/zyra vendore e ASHK-së dhe, vetëm pas këtij procesi, ajo ka të drejtë të trajtojë kërkesën për shërbim kadastral në përputhje me afatet ligjore. Zyrat vendore të ASHK-së ofrojnë vetëm në mënyrë digjitale shërbimet kadastrale për të cilat është kryer konfirmimi i pagesës së tarifës, sipas afateve të miratuara. Ato pranojnë kërkesën duke dhënë shërbimin kadastral ose kërkojnë plotësimin e mangësive të dokumentacionit. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments