Drejtoria e Përgjithshme Detare njoftoi sot se në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike, moti do të përkeqësohet për datën 14-15-16 dhjetor 2022 duke filluar nga ora 12:00 datë 14 dhjetor. Sipas DPD-së, era do të fryjë në drejtimin Jug-Jug-Lindje me forcën 5-7 bft dhe me shpejtësi 15-20 m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.00 metra. Drejtoria Detare bëri të ditur se, me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.https://ata.gov.al/2022/12/14/moti-i-keq-drejtoria-detare-apel-mjeteve-lundruese/
Per informacionet me te fundit klikoni:
Subscribe kanalin tone ne: youtube@Mhttps://https://www.youtube.com/channel/UCWwrJDjETE4qQxY8t6DPb5g
Web@https://meteoalb.com/
Facebook@https://www.facebook.com/meteoalb/
Facebook@https://www.facebook.com/meteoalb.moti/
Instagram@https://www.instagram.com/moti.meteoalb/
APPI@https://play.google.com/store/apps/details?id=com.meteoalb.app
APPI@https://apps.apple.com/us/app/meteoalb/id1633817605