Sipas MeteoAlb: Orët e paradites MBIZOTEROHEN nga moti i kthjellët dhe vranësira të cilat pasdite do të pësojnë zhvillim duke sjellë shira të dobët dhe lokalë. Në zona të thella malore reshje të pakta dëbore.
Temperaturat e ajrit do të RRITEN në mëngjes POR mesdita ruan vlera kostante duke u luhatur nga -1°C deri në 16°C.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.