Zhvillimi i Ciklonit të Islandës do të diktojë kushtet e motit në pothuajse të gjithë kontinentit Europian duke sjellë kushtet të paqëndrueshme atmosferike, KU Vendet Nordike do të vijojnë të jenë nën mbizotërimin e një sistemi të dendur vranësirash i cili hërë pas here do të gjenerojë reshje dëbore. Poashu me vranësira dhe reshje intensive në intervale të shkurtra kohore parashikohet të MBETEN Ishujt Britanik dhe Europa Qëndrore. Edhe Europa Jugore në pjesën më të madhe të saj do të jetë nën ndikimin e reshjeve të shiut si edhe stuhive të përkohëshme detare. Ndërsa me vranësira por pa reshje parashikohet që të MBETEN Brigjet e Egjeut dhe Detit të Zi. Gjithashtu me mot të qëndrueshëm POR me temperatura të ulët PARAQITET Lindja e kontinentit Europian.





