Sipas MeteoAlb: Prezenca e një qendre të presionit të ulët atmosferik në rajonin e Ballkanit do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike edhe në vendin tone; për pasojë, vranësirat dhe reshjet e shiut e dëborës do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit KU më të dendura do të jenë në zonat Veriore dhe Veriperëndimore duke bërë që intensiteti i tyre të jetë mesatar dhe lokalisht intensivë; Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes; të MBETEN me vranësira dhe reshje shiu në të gjithë territorin e vendit KU intensiteti më i lartë i tyre do të jetë sërisht në zonat Veriore të Shqipërisë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritej të tyre duke luhatur vlerat ditore nga; 5°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 25°C pritet vlera maksimale e cila do të regjistrohet përkatësisht në qarkun e Elbasanit.
Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 2 – 3 ballë.




