Gadishulli Skandinav do të përfshihet nga një sistem i dendur vranësirash i cili do të prodhojë reshje të dendura dëbore. Gjithashtu nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, me reshje me intensitete mesatare dhe të larta PARAQITEN Britania e Madhe, Europa Perëndimore si edhe gadishulli Iberik, KU reshjet pritet të shoqërohen herë pas here dhe me stuhi të forta ere. Ndërsa nën dominimin e motit të qëndrueshëm parashikohet që të jetë skaji Juglindor i Kontinentit Europian dhe pjesërisht Europa Qëndrore duke bërë që të ketë edhe interavel të shkurtra me kthjellime. Po ashtu me kthjellime dhe kalime vranësirash pritet që të jetë Euorpa Lindore.