Zv/kryeministrja, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku konfirmoi sot se puna për ndërtimin e HEC-it të Skavicës po avancon. Balluku zhvilloi sot një takim me përfaqësues të kompanisë “Bechtel”, të cilët prezantuan progresraportin mbi projektin më të rëndësishëm të qeverisë shqiptare në sektorin energjetik. Në takim ishte e pranishme edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim. Balluku u shpreh se “është kryer një punë serioze e voluminoze me detaje mbi aspektet teknike, financiare dhe impaktin mjedisor mbi të cilin do të përcaktohet edhe varianti më fizibël për ndërtimin e këtij HEC-i”. “Skavica është një nga investimet më strategjike me përfitime të drejtpërdrejta në sektorin energjetik, por edhe për punësimin, turizmin dhe zhvillimin e ekonomisë së vendit në tërësi”, tha Balluku.https://ata.gov.al/2022/09/28/bechtel-paraqet-progresraportin-per-skavicen-balluku-pune-voluminoze/