Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIPaketa gjithëpërfshirëse, mbrojtje qytetarëve nga inflacioni i luftës

Paketa gjithëpërfshirëse, mbrojtje qytetarëve nga inflacioni i luftës

Kryeministri Edi Rama siguroi sot se qeveria do të vijojë të mbështesë qytetarët duke mos i lënë vetëm në këtë krizë të tretë të përbotshme, kriza e inflacionit të luftës. Gjatë një deklarate për mediet, menjëherë pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Rama prezantoi paketën gjithëpërfshirëse, mbështetëse që prek punonjësit e administratës, Policisë së Shtetit, burgjeve, zjarrfikësit, personat që trajtohen me ndihmë ekonomike dhe pensionistët. “Është e gjitha kjo një paketë e plotë besojmë në këtë fazë, në përgjigje të domosdoshmërisë për të mbrojtur sa më shumë njerëzit tanë nga inflacioni i luftës. Inflacionin nuk e ka sjellë qeveria dhe nuk e zhduk dot qeveria, as e jona, as e SHBA-së, BE-së, Kinës apo e të gjitha vendeve që janë prekur globalisht nga inflacioni. Ajo që qeveria mund dhe do ta bëjë deri në fund është që, siç kemi bërë në rastin e tërmetit apo pandemisë, dy kriza të rënda që i kemi kapërcyer me sukses, duke mos i lënë vetëm ata që janë në nevojë, do të bëjmë përsëri edhe në këtë krizë të tretë, që është e përbotshme, e përbashkët, që është një krizë edhe më e egër se dy të parat, për shkak se i prek të gjithë pa përjashtim, jo thjeshtë ata që i goditi fatkeqësisht tërmeti apo sëmundja. Ne do të vazhdojmë të punojmë me ngulm, që në çdo hap qeveria të jetë pranë njerëzve në nevojë për mbështetje dhe në këtë rast, paketa jonë është gjithëpërfshirëse”, deklaroi Rama. Kryeministri Rama informoi se qeveria ka vendosur indeksimin e pensioneve, që në total për të gjithë vitin shkon në 9.5 %. “Kemi indeksuar pensionet me 9.5 % në raport me pensionin e një viti më parë dhe kjo do të materializohet në pensionet e radhës”, tha Rama. Ndërkohë kryeministri informoi se të gjitha familjet me ndihmë ekonomike do të kenë një rritje me 10 %. Për gratë kryefamiljare me dy fëmijë dhe ato me 3 fëmijë, Rama tha se ndihma ekonomike do të dyfishohet. Ndërsa për të gjithë të moshuarit mbi 65 vjeç që janë në kategorinë e ndihmës ekonomike, Kryeministri informoi se do të bëhet dyfishim i ndihmës, në mënyrë që pesha më e madhe që ata mbajnë për shkak të dobësisë së pozicionit të lehtësohet më shumë. Njëkohësisht Kryeministri informoi se do të ketë edhe indeksim për të gjithë personat me aftësi të kufizuar që trajtohen nga ndihma shtetërore.https://ata.gov.al/2022/09/28/rama-paketa-gjitheperfshirese-mbrojtje-qytetareve-nga-inflacioni-i-luftes/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments