Falë mbështetjes për skemën e grurit, sipërfaqja e kultivuar me grurë për vitin që vjen, parashikon të arrijë në 70.000 ha në total, duke shënuar një rritje me 31.2%. Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, bën të ditur se 7 470 fermerë nga rajone të ndryshme të vendit, kanë aplikuar për të përfituar mbështetje financiare prej 30 mijë lekësh, për jo më pak se 1 hektarë tokë të mbjellë me grurë. Qeveria adresoi përmes kësaj skeme një fond prej 500 milionë lekë, për të nxitur mbjelljet e reja me grurë si masë parandaluese ndaj tranzicionit të tregjeve ndërkombëtare për shkak të luftës Rusi-Ukrainë dhe këtë vit do të subvencionojë kultivimin e grurit në mbi 16 660 hektarë tokë. Megjithatë, duke qenë se aplikimet janë bërë në bazë vetëdeklarimi, AZHBR do të bëjë një vlerësim administrativ, duke kërkuar nga secili fermer dokumentet e pronësisë, faturat e blerjes së farave dhe pelhrave kimikë dhe më pas verefikimin në terren për mbjelljet faktike. AZHBR bën me dije se brenda javës pritet të shpallet lista e fermerëve fitues, ndërsa pagesat do të kryhen pasi të bëhen mbjelljet deri në fund të muajit dhjetor 2022. Nëse kërkesa e vetëdeklaruar për mbjellje është reale, AZHBR do të shikojë mundësinë për të kërkuar shtesë buxheti në mënyrë që fermerët të mos mbeten pa përfituara. Aktualisht në vend prodhohen mesatarisht 233 mijë tonë grurë, ndërsa importohen mbi 221 mijë tonë.https://ata.gov.al/2022/09/28/rritet-me-31-2-siperfaqja-e-mbjelle-me-grure/
Recent Comments
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on