Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTMalësia e Madhe mirëpret 60 lahutarë të moshave të ndryshme

Malësia e Madhe mirëpret 60 lahutarë të moshave të ndryshme

Bashkia Malësi e Madhe, mirëpret sot rapsodë dhe instrumentistë popullorë nga të gjithë trevat shqipfolëse, në aktivitetin “Takimi i lahutarëve shqipfolës”. Tonin Marinaj, kryetari i bashkisë Malësi e Madhe tha se, ky aktivitet kulturor organizohet për herë të parë, me pjesëmarrjen e lahutarëve nga të gjitha trevat e Shqipërisë. “Takimi i lahutarëve shqipfolës”, i kushtohet rapsodisë dhe lojës me lahutë, që është një ndër veglat popullore muzikore më të njohura. Në këtë aktivitet marrin pjesë mbi 60 artistë popullorë të moshave të ndryshme. Nga juglindja, në verilindje e veriperëndim. Janë mbledhur së bashku lahutarë nga Kurbini, Hasi, Kukësi, Lezha, Mirdita, Malësia e Madhe, Vau i Dejës, Shkodra, Lezha, Mallakastra, Rugova, Mati, Kamza, Gostivari etj. Dallohet pjesëmarrje edhe e talenteve të reja që i bien lahutës dhe kanë mbërritur nga Shkodra e Lezhës. “”Takimi i lahutarëve shqipfolës” është një ndër të parat veprimtari e këtij lloji që i adresohet muzikës me lahutë. Organizmi i këtij aktiviteti ka për qëllim të ripërtërijë traditën e trashëgiminë folklorike si pasuri kombëtare që ruhet e zhvillohet në trojet shqiptare, por edhe jashtë kufijve shtetërorë si Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Greqi e Diasporë”, tha Marinaj.https://ata.gov.al/2022/09/28/malesia-e-madhe-mirepret-60-lahutare-te-moshave-te-ndryshme/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments