Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI750 sipërmarrje bujqësore , mbështetje nga AZHBR

750 sipërmarrje bujqësore , mbështetje nga AZHBR

Sipërmarrjet në fushën e bujqësisë, agropërpunim, grumbullim dhe eksport, përfitues të skemave mbështetëse përmes AZHBR, po vënë në jetë investimet e tyre, për ngritjen e mjediseve të reja të punës dhe përmirësimin e teknologjisë, me qëllim rritjen e cilësisë dhe të eksporteve. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se rreth 750 sipërmarrje bujqësore në prodhim, përpunim dhe eksport janë mbështetur me fonde nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR). Në vitin 2023 është parashikuar të hapet programi IPARD 3, me një fond prej 150 milionë euro të Bashkimit Evropian dhe qeverisë shqiptare që do të vendosen në dispozicion për financimin e bujqësisë dhe agroturizmit. Në vitin e parë, me grantet e programit IPARD II, u mbështetën investimet në ferma, në sektorin e përpunimit të qumështit, mishit dhe fruta-perimeve. Buxheti i përgjithshëm në dispozicion të thirrjes të parë dhe të dytë ishte 57,6 mln euro. Në thirrjen e tretë IPARD II financoi 29,1 milionë euro në dy masa mbështetëse për investime në ferma dhe përpunim.https://ata.gov.al/2022/09/26/750-sipermarrje-bujqesore-ne-prodhim-perpunim-dhe-eksport-mbeshtetje-nga-azhbr/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments