Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTAfrim Koçi, përktheu kryevepra të letërsisë botërore

Afrim Koçi, përktheu kryevepra të letërsisë botërore

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka organizuar sot një aktivitet përkujtimor me rastin e 5-vjetorit të ndarjes nga jeta të përkthyesit Afrim Koçi. Në takim ishin të pranishëm drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Pirro Misha, prof. Gjovalin Shkurtaj, përkthyeset Diana Kastrati, Elda Gjana, mbesa e të ndjerit Fabiola Laço e të tjerë. Ky event vjen në “Muajin e Përkthimit”, gjatë të cilit, QKLL ka kujtuar shumë prej përkthyesve më të spikatur shqiptarë, të cilët kanë sjellë në shqip kryevepra të letërsisë botërore. Të pranishmit në event, risollën figurën e Afrim Koçit, përmes kujtimeve që ka lënë pas. I njohur për përkthimin e kryeveprës së nobelistit Thomas Man në gjuhën shqipe “Mali Magjik”, Koçi, mes tjerash, përktheu: «Novela amerikane të shekullit XIX» (1973); «Kthimi» (1976) i Jan Myrdal; «Kufiri i hijes» (1976) i Joseph Conrad; «Drama» (1978) i Henrik Ibsen, «Farefisi» (1980) i Zsigmond Móricz; «Nën rrotë» (1980) i Hermann Hesse; «Drama» (1981) i Maksim Gorki; «Reportazhet e Topgungaçit» (1984) i Robert Escarpit; «Kronikë e kohës së Karlit IX» (1989) i Prosper Mérimée; «Ora e gjermanishtes» (1989) i Siegfried Lenz; «Jashtë derës» (1989) i Wolfgang Borchert, «Iluminacione» (1998) të Ëalter Benjamin; «Abrahami nuk ka faj» (1998) të Ephraim Kishon; «Anestezi lokale» (2000) të Günter Grass; «Legjenda e pianistit: një monolog» (2003) i shkrimtarit italian Alessandro Baricco; «Qëndresë dhe bashkëpunim në Shqipëri:1939-1944” (2006) i Hubert Neuëirth; antologjinë «Tregimtarë të gjuhës gjermane pas viteve ’45» (2007); «Epshi» (2007) i nobelistes Elfriede Jelinek; «Macja dhe miu» (2008) i Günter Grass; «Mali magjik» (2009) i Thomas Mann; «Kasandra» (2012) i Christa Ëolf; «Koha e ngrirë» (2014) i autores Anna Kim; «Portret grupi me një zonjë» (2015) i Heinrich Böll; «Haxhi Murati»(2016) i Lev N. Tolstoj; «Në gjurmët e një përralle» (2016) i Jan-Philipp Sendker etj. Ndër përkthimet nga lëmi i albanologjisë dhe historisë kujtojmë: «Studime shqiptare» të Johann Georg von Hahn; «Shqiptarët nga Mesjeta deri në ditët tona» (2008) i Peter Bartl; «Mehmet pushtuesi: botësulmuesi në kapërcyell kohe» (2005) , «Kujtime» (2001), Eqrem Bej Vlora, «Ndihmesë për historinë e sundimit turk në Shqipëri: skicë historike» (2010) si dhe «Nga Berati në Tomor dhe kthim: ditar» (2003), etj.https://ata.gov.al/2022/09/26/perkujtohet-afrim-koci-perktheu-kryevepra-te-letersise-boterore/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments