Sunday, November 24, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTKumbaro: Dy shtylla prioritare

Kumbaro: Dy shtylla prioritare

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Rajoneve Malore Frankofone, që po zhvillohet në Francë. Në kuadër të konferencës, Kumbaro së bashku me presidentin e rajonit Auvergne-Rhône-Alpes Laurent Wauquiez, presidentin e Forumit Frankofon të Sipërmarrjes Stéve Gentili u mirëpritën në një takim nga kryebashkiaku i Aix-les-Bains Renaud Beretti së bashku me ministra të vendeve të tjerë, deputetë, senatorë dhe përfaqësues të turoperatorëve. “Takimi është një mundësi e mirë në ndërlidhjen e vendeve tona në projekte të përbashkëta dedikuar turizmit malor dhe ruajtjes së mjedisit, dy shtylla prioritare për ne”, tha Kumbaro në një postim në rrjetet sociale. Ministrja Kumbaro u shpreh se “kemi shumë ç’mund të mësojmë nga Franca, Italia, Zvicra dhe vende të tjera që alpet dhe turizmin malor i kanë kthyer në një prej kartëvizitave më të fuqishme të tyre, duke krijuar mundësi të reja për zhvillimin e koncepteve ekologjike turistike në Shqipërinë që jo vetëm po e zgjat sezonin, por edhe po diversifikon ofertën e atraksioneve turistike”.http://ata.gov.al/2022/09/23/kumbaro-turizmi-malor-dhe-ruajtja-e-mjedisit-dy-shtylla-prioritare/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments