Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMISiguria ushqimore, 270 kontrolle

Siguria ushqimore, 270 kontrolle

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bëri të ditur se ka kryer gjatë 24 orëve në shkallë vendi 393 inspektime në subjekte të ndryshme tregtare e ushqimore. Sipas AKU-së, 270 inspektime janë kryer në pikat e kalimit kufitar, nga ku janë marrë dhe 14 mostra për analiza laboratorike. Gjithashtu në shkallë vendi AKU ka kryer gjatë 24 orëve të fundit, 35 analiza laboratorike të produkteve ushqimore. Për shkeljet e konstatuara AKU ka dhënë 19 masa administrative gjobë me vlerë 100 mijë lekë si dhe 18 paralajmërime për mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë së produktit. AKU i bëri apel subjekteve të respektojnë standardet dhe rregullat e sigurisë ushqimore, teksa njofton se do të vijojë intensifikimin e kontrolleve, që përkon edhe me sezonin veror.https://ata.gov.al/2022/09/19/siguria-ushqimore-270-kontrolle-ne-pikat-e-inspektimit-kufitar/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments