Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKanë paguar më shumë nga fitimet

Kanë paguar më shumë nga fitimet

Çmimet e larta të shfaqura në tregjet ndërkombëtare ku Shqipëria zhvillon tregtinë me jashtë, janë transferuar edhe në të hyrat fiskale të grumbulluara. Të ardhurat nga importi ishin rreth 25 miliardë lekë më shumë nga viti i kaluar por shumë më pak nga plani i këtij viti. Vetëm nga tatimi mbi vlerën e shtuar në import qeveria çoi në arkën e saj për tetë muaj 596 milionë lekë, ndërsa nga rritja e çmimeve Brenda vendit u arkëtuan jo më pak se 870 milionë lekë Kontributin kryesor në këta tregues e kanë dhënë kompanitë vendase dhe të huaja në Shqipëri që kanë paguar tatim fitim Plot 30 miliardë lekë në krahasim me një vit më parë. Edhe të punësuarit kanë ndikuar në rritjen e të ardhurave, sepse nga pagat e tyre qeveria ka arkëtuar 3,4 miliardë lekë më shumë se sa një vit më parë gjë që flet për rritjen e pagave në nivel kombëtar, pavarësisht krizës apo edhe për formalizimin e tyre. Ky tregues vërtetohet edhe nga të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, të realizuara në masën 77.5 miliardë lekë, 7.1 miliardë lekë më shumë se 8 mujori 2021. Pavarësisht paketave të ndihmës buxhetore, që prekin në përgjithësi shpenzimet, këto të fundit, për periudhën 8 mujore të vitit 2022, arritën në rreth 361.66 miliardë lekë. Gjithsesi shpenzimet e përgjithshme janë vetëm sa 56.7 përqind të planit vjetor sipas Buxhetit Fillestar dhe rreth kësaj shifre të planit vjetor sipas Aktit Normativ të fundit të korrikut të këtij viti. Shifrat e buxhetit të bëra publike nga autoritetet i japin mundësi qeverisë të alokojë më shumë fonde për paketat e ardhshme të ndihmës buxhetore antikrizë.https://lajme.rtsh.al/artikull/te-ardhurat-ne-buxhet-vijon-tendenca-kompanite-kane-paguar-me-shume-nga-fitimet-e-tyre-edhe-nga-pagat-ka-rritje

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments