Monday, April 21, 2025
HomeSHKENCA DHE JETADita Ndërkombëtare e Ozonit

Dita Ndërkombëtare e Ozonit

Dita Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit shënohet çdo 16 shtator, në përkujtim të datës së nënshkrimit të Protokollit të Montrealit “Mbi substancat Ozonholluese”. Protokolli i Montrealit është një marrëveshje ndërkombëtare, e firmosur më 16 shtator 1987, dhe tani pas 35 viteve konsiderohet si traktati më i suksesshëm mjedisor, që i dha fund një prej kërcënimeve më të mëdha që është përballur ndonjëherë njerëzimi në tërësi: shterimi i shtresës së ozonit. Përmirësimet kohë pas kohe në Shtresën e Ozonit kanë mbrojtur miliona njerëz nga kanceri i lëkurës dhe katarakti, kanë lejuar ekosistemet vitale të mbijetojnë dhe të lulëzojnë, dhe kanë ngadalësuar ndryshimin e klimës. Në mesazhin e tij për këtë ditë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB- Antonio Guterres, mes tjerave ka përmendur dhe impaktin e zbatimit të Protokollit të Montrealit. “Ndërsa vazhdojmë të mbrojmë Shtresën e Ozonit, ajo do të vazhdojë të na mbrojë ne dhe gjithë jetën në Tokë. Do të thotë gjithashtu një planet më i freskët pasi më shumë vende ratifikojnë Amendamentin. Do të thotë që më shumë njerëz të kenë mundësi të përdorin teknologjinë jetike të ftohjes pa ngrohur më tej planetin. Do të thotë gjithashtu që Protokolli të vazhdojë të dërgojë një mesazh të qartë dhe të qëndrueshëm: bashkëpunimi global për të mbrojtur jetën në Tokë është shansi ynë më i mirë për një të ardhme më të ndritshme për të gjithë”, ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i OKB- Antonio Guterres. Këtë vit tema kryesore për Ditën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e Shtresës së Ozonit është “Protokolli i Montrealit: bashkëpunimi global që mbron jetën në tokë”.https://lajme.rtsh.al/artikull/16-shtatori-dita-nderkombetare-e-ozonit-bashkepunimi-global-mbron-jeten-ne-toke

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ