Kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, nënshkruan sot marrëveshjen e bashkëpunimit për zbatimin e “Programit të Bonusit të Rijetëzimit për banesat në Qendrën Historike”. Bonusi i rijetëzimit jepet, për të stimuluar ekonominë familjare të atyre banorëve që posedojnë banesa në zonat historike, si dhe të atyre banorëve që kanë trashëguar banesa me vlera të trashëgimisë kulturore. Janë 13 përfitues, banorë të Qendrës Historike Berat, të cilët janë shpallur fitues nga Programi i Bonusit të Rijetëzimit për restaurimin e banesave dhe kthimin e tyre në biznese familjare me fokusin tek turizmi. Kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo tha se do të jetë në mbështetje të të gjithë përfituesve, gjatë fazës së implementimit të projekteve.https://ata.gov.al/2022/09/12/13-familje-te-beratit-perfitojne-bonusin-e-rijetezimit/
Përfitojnë Bonusin e Rijetëzimit
RELATED ARTICLES