Monday, November 25, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ART“Adopto 1 Monument”

“Adopto 1 Monument”

Në kuadër të muajit shtator, i njohur si muaji i Trashëgimisë Kulturore, DRTK Shkodër ka prezantuar nismën e re “Adopto 1 Monument”. Kjo nismë, është një ftesë e hapur për të gjithë gjimnazet e bashkisë Shkodër, si shenjë e njohjes dhe ruajtjes së monumenteve të trashëgimisë tonë kulturore, përmes realizimit të veprimtarive me karakter edukativ e kulturor, nga nxënësit e këtyre shkollave. DRTK Shkodër, si iniciatore e kësaj nisme, me mbështetjen e ZVA Shkodër, do të bashkëpunojë me shkollat e mesme, ku do t’i mbështesë në realizimin e një sërë veprimtarish për njohjen, ruajtjen dhe promovimin e objekteve dhe monumenteve të trashëgimisë kulturore. Specialistët e trashëgimisë pranë DRTK Shkodër, do të ofrojnë leksione dhe biseda informimi për rëndësinë e monumentit në veçanti dhe të trashëgimisë kulturore, ndërsa shkollat do të kujdesen për të sjellë në vëmendje rëndësinë e monumentit duke organizuar aktivitete periodike. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër, fton çdo gjimnaz të qytetit të Shkodrës që dëshiron t’i bashkohet nismës, të përzgjedhë monumentin që ata dëshirojnë të kenë nën përkujdesin e tyre, duke shkruar në drtkshkodë[email protected], deri më datë 20 shtator si dhe të konceptojnë aktivitete për promovimin e këtyre pasurive.http://ata.gov.al/2022/09/09/adopto-1-monument-thirrje-e-drtk-shkoder-drejtuar-gjimnazeve/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments