Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIRijetëzimi i lagjes Goricë

Rijetëzimi i lagjes Goricë

Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Berat, inspektoi disa nga investimet e rëndësishme në qytet, pjesë e të cilave është dhe rijetëzimi i lagjes Goricë, e cila po kthehet në një tjetër ofertë dhe atraksion turistik për qytetin. “Jemi në urën e varur të qytetit të Beratit e cila është po ashtu pjesë e restaurimit. Në të dy krahët e urës kemi bërë aksesin dhe për personat me aftësi të veçanta që ka qenë një problem. Këtu kemi rehabilitim të gjithë shtratit të lumit dhe mbrojtjes që ka pasur lagjja Goricë, që tanimë është shumë më e mbrojtur dhe shumë më estetike”, u shpreh Ervin Demo, kryetar i bashkisë së Beratit. Ndërhyrja përfshin sistemimin e rrugicave karakteristike me kalldrëm dhe sheshet e lagjes historike, rehabilitimin e rrugës dhe hapësirës publike e peizazhit përgjatë lumit si dhe restaurimin e fasadave dhe mureve rrethuese përgjatë rrugicave. “Kjo i ka dhënë një tjetër impuls zhvillimit ekonomik në zonë, jo vetëm thjesht për përmirësimin e jetesës së banorëve që jetojnë në atë lagje por dhe niveli investimeve është rritur, pasi janë disa shtëpi që paralelisht po kthehen në bujtina”, – tha Demo.http://ata.gov.al/2022/09/06/rijetezimi-i-lagjes-gorice-tjeter-atraksion-turistik-per-beratin/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments