Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI740 aplikime në 24 orë

740 aplikime në 24 orë

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit, Rural Frida Krifca deklaroi sot se 740 fermerë kanë aplikuar në ditën e parë të hapjes së aplikimeve për skemën e mbështetjes së grurit për një sipërfaqe prodhimi prej 1,225 hektarë me një angazhim të buxhetit të vënë në dispozicion që në ditën e parë të thirrjes, prej 20%. Krifca shprehet në një postim në rrjetet sociale se qasja e fermerëve ndaj thirrjes së skemës mbështetëse të grurit, në 24 orët e para, ka qenë fantastike, duke kaluar edhe parashikimet. Ministrja deklaron se Fieri, Korça, Shkodra, Vlora janë qarqet me aplikimet më të larta deri tani. Ndërsa vijojnë shpërndarjen e skemës kombëtare edhe për masat e tjera, Krifca falenderon fermerët për durimin ndërsa alokojnë fondet dhe që janë të vëmendshëm ndaj politikave të qeverisë. “Faleminderit që e dëgjoni thirrjen tonë të re, mbështesni idetë tona dhe na jepni besim ashtu sikurse kanë bërë 35,000 fermerë që kanë marrë financim deri tani nga skema kombëtare e mbështetjes në tetë muajt e parë”, shprehet Krifca. Ministrja njofton fermerët se për çdo kërkesë dhe informacion, të telefonojnë në numrin pa pagesë 08008383 ose na shkruani në info@bujqësia.gov.al.https://ata.gov.al/2022/09/02/krifca-740-aplikime-ne-24-ore-per-skemen-e-mbeshtetjes-se-grurit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments