Përkujtohet sot me rastin e 59-vjetorit të vdekjes gjuhëtari austriak dhe albanologu, Maximilian Lamberc (1882 – 1963). Lamberci ishte mbledhës i folkloristikës, i mitologjisë, i të drejtës zakonore, i morfologjisë dhe i letërsisë shqipe. Ai ishte i vetmi anëtar i huaj i Komisisë Letrare Shqipe dhe ra në kontakt me gjuhën dhe kulturën tonë, duke marrë përsipër të ishte pjesë e gazetës “Posta e Shypnisë”, themeluar nga Gjergj Fishta. Maksimilian Lamberci ishte një nga mbledhësit me baza shkencore të kulturës dhe të folklorit shqiptar, kryesisht të veriut të vendit. I rikthyer në Shqipëri, me fillimin e Luftës së Parë Botërore do të jepte ndihmesën e tij për krijimin e rrjetit arsimor shqiptar, nën petkun e ushtarakut. Në studimet e tij ka lënë një pasuri monumentale mbi kulturën shqiptare, e cila është shpërfaqur në veprat, si: vëllimi i “Këngëve Popullore Lirike dhe Epike Historike”, veprën mbi eposin e shqiptarëve, mbi përrallat e shqiptarëve, mbi arbëreshët e shumë studime të tjera të servirura në formë korrespondence me studiues të kohës dhe ne ditarin i tij. Qe gjithashtu kreu i Institutit të gjuhëve indo-evropiane në Austri, ku gjuha dhe kultura shqiptare morën një vëmendje të madhe në optikën e studiuesve të rinj. Publikimi i tij i parë në fushën e studimeve shqipe ishte një libër gjuhe dhe leximi shqip, më 1913; pastaj shkoi në Italinë e Jugut për të shqyrtuar të folmet shqip atje; në veçanti iu kushtua dialektit verior arbëresh në Abruzzo dhe Molise, sidomos dialektit në Badhesas (Villa Badessa). Mbajti kursin e gjuhës shqipe në Universitetin e Lajpcigut dhe hartoi një varg librash për mësimin e shqipes, një antologji të letërsisë shqiptare me përkthim gjermanisht e me një hyrje për gjuhën shqipe (1948, dy vëllime) dhe një kurs të gjuhës shqipe në tre vëllime (Fjalor shqip-gjermanisht, Antologji shqipe, Gramatikë, 1954, 1955, 1959). Ka botuar edhe punime për sintaksën e shqipes. Ka shkruar artikuj e recensione vlerësuese për botime gjuhësore dhe letrare shqiptare. Ka përkthyer dhe botuar të plotë gjermanisht veprën e Gj. Fishtës “Lahuta e Malësisë”, si edhe dramën “Toka jonë” të K. Jakovës. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell një foto te tij, si edhe njoftimin mortor në gjuhën gjermane.https://ata.gov.al/2022/08/26/perkujtohet-maksimilian-lamberc-albanolog-austriak-qe-promovoi-gjuhen-shqipe/
Maksimilian Lamberc, albanolog austriak që promovoi gjuhën shqipe
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on