Më 24 gusht të vitit 1913, shteti i pavarur shqiptar, ngriti të parën gazetë zyrtare të quajtur “Përlindja e Shqipniës”. Drejtuesit e kësaj gazete ishin Dhimitër Berati, një nga figurat më të njohura të kohës, si edhe publicisti e luftëtari Mihal Grameno. Gazeta vijoi të botohej dy herë në javë, deri në vitin 1914, duke u bere pararendësja e gazetës që më pas u quajt “Fletorja Zyrtare”. “Përlindja e Shqipniës” mbështeti qeverinë e Vlorës të udhëhequr nga Ismail Qemali. Shumica e kryeartikujve ishin politikë dhe i kushtoheshin mbrojtjes së interesave të vendit dhe luftës ndaj faktorëve kundërshtarë të brendshëm e të jashtëm, me qëllim bashkimin e përparimin e tij. Në këtë gazetë u botuan të gjitha ligjet e kohës, sikurse ai për administratën civile, kanuni i Zhurisë e shumë ligje të tjera, në të gjitha fushat e jetës publike. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave sjell një foto të faqes së parë të kësaj gazete dhe një shënim nga Ministri i atëhershëm i Financave, Gurakuqi, për mbulimin e shpenzimeve të gazetës.https://ata.gov.al/2022/08/24/pervjetori-i-gazetes-se-pare-zyrtare-ne-shqiperi/
Përvjetori i gazetës së parë zyrtare në Shqipëri
RELATED ARTICLES