Tuesday, February 18, 2025
HomeSOCIALELirohen hapësirat publike në Durrës

Lirohen hapësirat publike në Durrës

Policia bashkiake e Durrësit në bashkëpunim me ndërmarrjen “Rruga” bënë të mundur sot lirimin e hapësirave publike në lagjen nr. 1 rruga “Taulantia”. Duke iu përgjigjur në kohë ankesave të qytetarëve u liruan hapësirat e zëna në kundërshtim me ligjin me mjete rrethanore ( konikë, kupola betoni, struktura metalike, gardhe metalike etj). Policia bashkiake njoftoi se ndaj qytetarëve, të cilët rivendosin këto struktura metalike do të merren masa administrative me gjobë deri në ndjekje penale. “Falënderojmë qytetarët, të cilët denoncojnë dhe informojnë veprimet e kundërligjshme të disa qytetarëve të papërgjegjshëm të cilët abuzojnë, cënojnë sigurinë në komunitet”, shprehet Policia bashkiake. Ndërkohë, policia bashkiake fton qytetarët, të cilët ankohen në lidhje me parkimin e automjeteve pranë hyrjeve të garazheve apo banesave private, të mos vendosin pengesa me konstruksion metalik, por të njoftojnë për këto raste abuzive. Policia bashkiake siguron qytetarët se është e vendosur për luftën kundër informalitetit dhe në lirimin e të gjitha hapësirave publike të zëna në mënyrë abuzive nga qytetarë apo subjekte të ndryshme.https://ata.gov.al/2022/08/24/lirohen-hapesirat-publike-ne-durres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ