Në Tuz të Malit të Zi është zhvilluar festivali mbarëkombëtar i folklorit “Rapsha 2022”. Ky ishte edicioni VI i festivalit, i cili organizohet çdo 4 vjet. Të 3 netët e festivalit “Rapsha 2022” janë zhvilluar në ambient të hapur, në Vitojë. Në këtë festival morën pjesë 24 shoqata e ansamble artistike nga të gjitha territoret ku jetojnë shqiptarë. Shqipëria u përfaqësua me ansamblet folklorike nga Vlora, Elbasani, Berati, Tirana, Kelmendi, Laçi, Kukësi e Fieri. Organizatorët e “Rapsha 2022” thonë se qëllimi i këtij eventi është ruajtja, kultivimi dhe trashëgimia e folklorit shqiptar. Festivali i organizuar në Tuz, ka karakter garues dhe pjesëmarrësit vlerësohen nga një juri profesionale, për performancën e tyre e cila zgjat 15 minuta. Përpara se të ngjiteshin në skenë, ansamblet pjesëmarrëse parakaluan në qendër të Tuzit, me veshjet e tyre folklorike shumëngjyrëshe.https://ata.gov.al/2022/08/23/festivali-mbarekombetar-folklorik-rapsha-2022-ne-tuz/
Festivali mbarëkombëtar folklorik “Rapsha 2022” në Tuz
RELATED ARTICLES