Thursday, November 28, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTDita e “Shiritit të Zi”

Dita e “Shiritit të Zi”

Si sot, më 23 gusht 2009, Bashkimi Evropian zyrtarizoi një datë përkujtimore mbi viktimat e Stalinizmit dhe të Nazizmit. Dita e “Shiritit të Zi”, siç njihet në shumë vende me emrin e tij zyrtar, është një rikujtesë për viktimat e të gjitha regjimeve totalitare dhe një mundësi për të promovuar vlerat demokratike në Evropë. Kjo ditë merr shkas edhe nga ngjarjet e zhvilluara në vendet baltike, ku rreth dy milionë njerëz bashkuan duart e tyre në një formë proteste antisovjetike më 1989-ën, për t’i dhënë fund pushtimit sovjetik. Vendosja e 23 gushtit si një ditë ndërkombëtare përkujtimi për viktimat e totalitarizmit, u mbështet edhe nga Deklarata e Vilniusit e vitit 2009 e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, sjell logon e kësaj dite, si dhe dokumentet e korrespondencës së vitit ’64, mes Komitetit Ndërkombëtar në Dakau dhe kryeministrit shqiptar, Mehmet Shehu, për ngritjen e një memoriali, në kampin famëkeq të Dakaut. Për të kujtuar fitoren e popujve mbi nazizmin, të gjitha vendeve që morën pjesë në luftën antifashiste, ju kërkua një kontribut financiar për ndërtimin e një memoriali që sipas Komitetit Ndërkombëtar, nuk do të sillte urrejtje por do të ishte një vepër respekti e mëshirimi.https://ata.gov.al/2022/08/23/dita-e-shiritit-te-zi-perkujtohen-viktimat-e-regjimeve-totalitare/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments