Tuesday, November 26, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTDëshmi për turneun e parë çiklistik shqiptar

Dëshmi për turneun e parë çiklistik shqiptar

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti përcolli sot një nga fotot e Shan Picit, pothuaj 100-vjeçare, e cila i përket vitit 1925 dhe tregon një grup çiklistësh, në turneun e parë çiklistik shqiptar. “Kjo fotografi e Shan Picit na informon se turneu i parë çiklistik shqiptar është zhvilluar në vitin 1925”, shkruan ministrja Margariti. Si në çdo ditë të “Muajit të Fotografisë”, edhe kjo foto e Shan Picit është marrë nga fondi i Muzeut Kombëtar të Fotografisë Marubi. Shan Pici i cili vinte nga një familje qytetare shkodrane, filloi që në moshën 9-vjeçare të mësonte sekretet e fotografisë duke punuar në studion “Marubi”. Më 1924 u shkëput nga studio “Marubi” dhe bashkë me vëllezërit hapi studion “Fotografija Pici” në Fushën e Çelës. Ai u bë i njohur si fotografi i maleve, pasi ishte autor i shumë peizazheve dhe jetës në Alpet Shqiptare. Krijoi personalitetin e tij në fushën e portretit, peizazhit dhe në zbulimin e vlerave arkitektonike të qytetit të lindjes dhe të aktiviteteve të ndryshme sociale, politike, sportive. La një trashëgimi të pasur në fushën e artit të fotografisë, mbi 54 000 negativë në xham dhe në celuloid. Vdiq në vitin 1976.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments