Saturday, March 15, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ART“Himara International Music Festival” në Kishën e Gjithë Shenjtorëve

“Himara International Music Festival” në Kishën e Gjithë Shenjtorëve

Është përmbyllur, në Himarë, festivali “Himara International Music Festival”, i cili këtë vit kishte edicionin e tij të parë. Gjithsej ishin pesë koncerte, njëmbëdhjetë artistë nga Shqipëria, Franca, Gjermania, Japonia, Kuba dhe muzika më e bukur klasike, tango, jazz e kontemporane. Ky festival i dha jetë fshatit Himarë, duke u zhvilluar në Kishën e Gjithë Shenjtorëve, monument i trashëgimisë kulturore. Koncerti i fundit u zhvillua mbrëmë, nga një muzikante sensacionale Ana Carla Maza, e cila e kishte vendosur Himarën si pjesë të turit të saj europian ku prezanton albumin Bahia. Një tjetër koncert me vlera ishte ai i pianistit gjerman Matthias Kirschnereit, pianist i nivelit ndërkombëtar i cili performoi edhe vepra të padëgjuara të repertorit pianistik të kompozitorëve Clementi, Beethoven dhe Ginastera. Në festival kanë marrë pjesë edhe artistë shqiptarë si pianistët Rea Veizi dhe Endri Nini. Rea Veizi interpretoi me violinisten Loanh Mirande ndërsa pianisti Endri Nini, ishte pjesë e koncertit me kuartetin e suksesshëm Berlin-Tokyo.http://ata.gov.al/2022/08/12/himara-international-music-festival-ne-kishen-e-gjithe-shenjtoreve/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ