Pjesa e parë e ditës në Maqedonin e Veriut PARAQITET me kthjellime afatshkurtra dhe kalime të shpeshta të vranësirave, të cilat më të dukshme pritet që të jenë në zonat Veriore dhe Perëndimore. Ndërsa pas mesdite vranësirat do të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu si fillim në zonat Veriperëndimore dhe më pas gradualisht harta e reshjeve do të zgjerohet në të gjithë territorin. Më të dukshme reshje do të jenë në zonat Perëndimore. Orët e mbrëmjes dhe në vijim largojnë gradualisht reshjet e shiut nga Maqedonia e Veriut. Temperaturave të ajrit do të rriten në mëngjes POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga; 12°C temperatura më e ulët deri në 31°C vlera më e lartë në rang vendi. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë ; duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.


