Europa  Lindore dhe gadishulli Skandinav do të përfshihen nga një sistem i dendur vranësirash i cili herë pas here do të prodhojë rrebeshe shiu. Po_ashtu nën dominimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut parashikohet të jenë Ishujt Britanik si edhe vendet e Beneluksit. Ndërsa pjesa tjetër e Europës Qëndrore pritet të jetë nën mbizotërimin kushteve të qëndrueshme atmosferike. Gjithashtu edhe Jugu i kontinentit Europian do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash, KU më të dukshme kthjellimet parashikohet që të jenë në Europën Jugperëndimore dhe në Brigjet e Egjeut.