Raketa ”Ariane 5” vendosi me sukses teleskopin hapësinor ”James Webb” në orbitë, të cilën do ta arrijë brenda një muaji, njoftoi drejtori i operacioneve të nisjes në Qendrën Hapësinore të Guajanës. “Teleskopi Webb u vendos suksesshëm”, deklaroi Jean-Luc Voyer nga qendra e kontrollit në Kourou. Faza e sipërme e raketës ”Ariane” lëshoi teleskopin pas 27 minutash fluturimi, i cili tani do të kërkojë rreth një muaj kohë për të arritur në vendin e tij të vëzhgimit, 1,5 milionë kilometra nga Toka. ”Ariane 5” u ngrit në kohë duke marrë instrumentin më të sofistikuar të vëzhgimit të Universit për të shkuar në hapësirë. Prodhuar nga NASA, me bashkëpunimin e agjencive hapësinore evropiane (ESA) dhe kanadeze (ACS), ngarkesa e çmuar fluturoi mbi Atlantik, pastaj Afrikë, deri në ndarjen përfundimtare, e cila u zhvillua në një lartësi prej 1 400 kilometrash dhe një shpejtësi prej mbi 34 000 km/h.
”Ariane 5” vendos me sukses
RELATED ARTICLES