Tuesday, November 26, 2024
HomeSHKENCA DHE JETASkanohet mumja 3 500-vjeçare

Skanohet mumja 3 500-vjeçare

Mumja 3 500-vjeçare e faraonit Amenhotep I, e zbuluar në vitin 1881, është zbuluar në mënyrë digjitale nga shkencëtarët egjiptianë, duke publikuar detaje të papublikuara për jetën dhe vdekjen e mbretit egjiptian. E zbukuruar me kurora lulesh dhe një maskë simpatike prej druri për fytyrën, mumja ishte aq e brishtë sa arkeologët nuk kishin guxuar kurrë të ekspozonin mbetjet e saj, duke e bërë atë të vetmen mumje mbretërore egjiptiane të gjetur në shekullin e 19-të dhe të pa hapur ende nga studiuesit. “Duke shkarkuar në mënyrë digjitale mumjen dhe ‘zhveshur’ shtresat e saj virtual si maskën e fytyrës, fashat dhe vetë mumjen, ne arritëm ta studiojmë këtë faraon të ruajtur mirë në detaje të paprecedentë’’, theksoi Sahar Saleem, profesoreshë e radiologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Kajros. Saleem dhe kolegët e saj zbuluan se Amenhotep I ishte rreth 35 vjeç dhe 169 centimetra i gjatë kur vdiq. Ai kishte dhëmbë të shëndetshëm. ”Faraoni kishte një mjekër të ngushtë, një hundë të vogël, të ngushtë, flokë kaçurrelë dhe dhëmbë të sipërm pak të dalë”, theksoi Saleem. Amenhotep I sundoi Egjiptin për rreth 21 vjet, midis 1525 dhe 1504 para Krishtit. Ai ishte mbreti i dytë i dinastisë së 18-të dhe udhëhoqi një periudhë mbretërimi kryesisht paqësore, gjatë së cilës ai ndërtoi shumë tempuj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments