Një dietë më e shëndetshme, me më pak ushqime ultra të përpunuara, mund të ndihmojë në lehtësimin e simptomave të depresionit dhe ankthit, shkruan focus It.

Ky është rezultati i një studimi paraprak të Universitetit të Kalifornisë në San Francisko, i cili shqyrtoi ndikimin e ndryshimeve në ushqyerje te personat që vuanin nga depresioni.

Studimi përfshiu 20 pjesëmarrës, me një moshë mesatare prej 44 vjeç, 70% e të cilëve ishin gra. Të gjithë kishin indeks të lartë të masës trupore dhe të paktën një çrregullim metabolik, si diabeti, hipertensioni ose kolesteroli i lartë.

Gjithashtu, të gjithë vuanin nga depresioni, ndërsa 14 prej tyre kishin edhe ankth.