BMW i ka dhënë fund fazës së shkurtimeve të vendeve të punës dhe po planifikon të krijojë 6,000 vende të reja pune vitin e ardhshëm, tha kryetari i bordit, Oliver Zipse për gazetën ‘Münchner Merkur’. “Prodhuesi gjerman i makinave luksoze është në rrugën e duhur të transformimit”, tha Zipse, duke shtuar se kompania ka përgatitur fabrikat e saj për përdorimin e teknologjive të fuqisë elektrike, ku një rritje të mëtejshme e shitjeve të makinave elektrike pritet në vitin 2022. “Kjo është arsyeja pse ne do të rrisim fuqinë tonë punëtore deri në 5 për qind vitin e ardhshëm”, tha ekzekutivi i automobilave. Aktualisht, BMW ka punësuar rreth 120,000 punonjës pas shkurtimit të rreth 6,000 vendeve të punës që nga viti 2020. Zipse përmendi kërkesën e lartë për modele të reja elektrike si një arsye për nevojën në rritje për staf.
BMW 6000 vende pune
RELATED ARTICLES