Shqipëria Moti – E Martë, 14 Korrik 2026

0
2

Sipas MeteoAlb: Prej disa ditësh; Vendi ynë ndodhet nën mbizotërimin e masave ajrore me origjinë Afrikane; duke bërë që orët e paradites të VIJOJNE me intervale të gjata me diell dhe temperatura mjaft të larta NDERSA pjesa e dytë e ditës do të sjellë në të gjithë territorin e vendit shpeshtim të vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër POR vranësirat nuk do të krijojnë mundësi për reshje në territor. Parashikohet që të njëjtat kushte të qëndrueshme meteorologjike të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë sërisht vlera mjaft të larta duke u luhatur nga; 15°C vlera më e ulët e shënuar në Ersekë deri në 38°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Shkodrës.   

Era do të fryjë mesatare; duke arritur shpejtësinë 40 km/h nga drejtimi Perëndimor – Veriperëndimor;për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.