Godoleshi, një nga zonat më të njohura të njësisë administrative Labinot-Fushë, vijon të mbetet simbol i kultivimit të qershisë, një prej produkteve më të kërkuara të zonës së Elbasanit.

Qershia e Godoleshit njihet për cilësinë dhe shijen karakteristike, ndërsa tregtohet jo vetëm në tregun vendas, por edhe jashtë vendit, duke u kthyer në një burim të rëndësishëm ekonomik për shumë familje të zonës.

Një tjetër pikë e rëndësishme ishte prezantimi i “Eko Rural Elbasan” sh.a., si një mundësi e re për fermerët e bashkisë Elbasan.

Kjo nismë synon të ndihmojë në grumbullimin, përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore vendase, duke krijuar më shumë mundësi për eksport dhe duke i dhënë më shumë vlerë punës së fermerëve dhe produkteve “Made in Albania”.