“Fest në Sokak” në Gjirokastër

0
2

 Promovimi i ritit tradicional të përgatitjes së rakisë, ruajtur dhe përcjellë ndër breza si dhe i kafes në gur, ku turistët u njohën me procesin e përgatitjes dhe simbolikën e mikpritjes gjirokastrite.

Gjithashtu, programi i eventeve kishte edhe punimin e zejeve, gatimet tradicionale, isopolifoninë dhe vallet karakteristike të Gjirokastrës, ndërsa përgjatë mbrëmjeve nuk munguan koncerte me performanca të ndryshme të këngëtarëve.

“Fest në Sokak” vijon të promovojë kulturën, traditat dhe vlerat turistike të Gjirokastrës, duke e kthyer qytetin në një pikë tërheqëse për vizitorët gjatë sezonit turistik.