Të dhënat tregojnë se interesi i turistëve të huaj është rritur sidomos në veri të vendit.
Në rajonin e Veriut, numri i vizitorëve jorezidentë shkoi 30,986, nga 13,516 që ishte në mars të vitit të kaluar, duke shënuar më shumë se dyfishim të fluksit turistik.
Rritje të ndjeshme pati edhe në zonat bregdetare, ku numri i vizitorëve të huaj arriti 45,946, nga 31,691 një vit më parë, duke konfirmuar zgjerimin e sezonit turistik përtej muajve tradicionalë të verës.
Edhe netëqëndrimet në strukturat akomoduese vijuan trendin pozitiv. Gjatë marsit, netëqëndrimet gjithsej u rritën me 12,8%, ku ato të vizitorëve jo-rezidentë u zgjeruan me 14,4%.
Hotelet dhe strukturat e ngjashme mbeten zgjedhja kryesore e akomodimit për turistët, ndërsa norma e shfrytëzimit të dhomave në hotele arriti në 18,5%, nga 18,1% në mars 2025





