Lumi Buna është gjithnjë e më shumë në vëmendje të turistëve, pasi ofron mundësi për sporte ujore, si edhe relaks apo aktivitete në natyre.
Sporti i kanoes në lumin Buna po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje vitet e fundit, si pjesë e turizmit sportiv dhe aktiviteteve në natyrë në veri të vendit.
Vizitorët që zgjedhin Bunën mahniten nga bukuritë natyrore, por kanë mundësinë të vëzhgojnë edhe shpendë të ndryshëm folezues në këtë zonë.
Lumi Buna buron nga Liqeni i Shkodrës dhe derdhet në detin Adriatik. Buna ndodhet pranë qytetit të Shkodrës, midis kodrës së Kalasë Rozafa dhe Malit të Taraboshit. Lumi ka gjatësi 44 km dhe rrjedh përgjatë fushave të Bregut të Bunës ku përfshihen Fusha e Anamalit, Fusha e Trushit dhe fusha e Velipojës.
Buna është i vetmi lumë i Shqipërisë, me deltë natyrore të vërtetë.





