Çdo vit në këtë periudhë pranë kishës regjistrohet një fluks i madh pelegrinësh, që në ditët e fundit të tij, mendohet se arrin në 500 mijë vizitorë. Njerëzit besojnë se po të flenë nën hijen e kishës mund të shërojnë sëmundjet e të ndjellin fatin e mirë.

Kisha e Laçit daton që prej vitit 1300 kur u ndërtua për herë të parë nga fratët françeskanë. Pelegrinët pas 13 të martave që kanë vizituar vendin e mirë, mblidhen për ditën e madhe të Shna Ndout. Aty shkojnë mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria, madje edhe nga diaspora. Pelegrinazhi për 13 të marta rresht, nis në mars dhe kulmon më 13 qershor.