Sipas MAS, falë këtij projekti, në shkolla do të instalohen 1000 laboratorë inteligjentë, duke garantuar që institucionet me numër të madh nxënësish të kenë më shumë se një SmartLab.

Këto investime rrisin cilësinë e mësimdhënies dhe përgatisin nxënësit për sfidat e së ardhmes”, thekson Ministria e Arsimit.

Sipas Ministrisë së Arsimit deri tani janë vënë në funksionim 317 laboratorë inteligjentë në institucionet e arsimit parauniveristar, ndërsa synohet që deri në 2027 ky numër të shkojë në 1 mijë të tilla. Financimi është siguruar falë kredisë me Bankën Botërore dhe një granti tek Banka Qendrore Europiane.