“Kukur Tihar” nuk është thjesht një festë për qentë. Bëhet fjalë për një festë fetare që njeh rolin e rëndësishëm të këtyre kafshëve në jetën e përditshme dhe në kulturën lokale, sipas BBC.
Kjo festë zhvillohet çdo vit në Nepal, mes muajve tetor dhe nëntor, gjatë “Tihar-it” -, një nga festat më të rëndësishme hindu që zgjat pesë ditë dhe nderon disa kafshë, përfshirë lopët dhe qentë.
Gjatë ditës së dytë të festimeve, qentë bëhen protagonistët kryesorë. Ata zbukurohen me varëse lulesh portokalli rreth qafës, ndërsa në fytyrë u vendosen pluhura me ngjyra. Si shenjë mirënjohjeje, atyre u ofrohet edhe ushqim.
Në këtë ceremoni nuk nderohen vetëm qentë shtëpiakë, por edhe ata endacakë.
Ky është një element i rëndësishëm, pasi prania e tyre në vend është ende e lartë.
Vetëm në Kathmandu, sipas disa vlerësimeve, numri i qenve endacakë arrin rreth 20 000.
Vitet e fundit, vëmendja ndaj mirëqenies së kafshëve është rritur gjithnjë e më shumë edhe në Nepal.
Në këtë kuadër, “Kukur Tihar” shërben si një mundësi për të forcuar ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e respektit dhe kujdesit ndaj kafshëve.
Në thelb, në Nepal ekziston një festë e veçantë që falënderon qentë për besnikërinë dhe dashurinë e tyre të pakushtëzuar.
Historia e “Kukur Tihar”
“Kukur Tihar” është pjesë e festës se “Tihar-it”, e njohur edhe si “Deepawali” në Nepal, që zgjat pesë ditë dhe i dedikohet nderimit të disa kafshëve dhe zotërimeve shpirtërore.
Secila ditë ka një temë të veçantë, dhe dita e dytë i kushtohet qenve, për shkak të rolit të tyre të veçantë në kulturën nepaleze.





