Bujqësia shqiptare po tregon një qëndrueshmëri, madje duke shënuar dhe rritje të prodhimit dhe eksporteve bujqësore në vend. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën të ditur se gjatë pesë muajve të parë të këtij viti, janë eksportuar 168 mijë tonë produkte bujqësore. Krahasuar me 5-mujorin e parë të vitit 2021, eksportet bujqësore përbënin një rritje me 30.7 % të sasisë dhe 28.5 % në vlerë. Referuar statistikave eksportet bujqësore gjate pesëmujorit të parë të këtij viti u rritën me 41 milionë euro. Ndërsa struktura e eksporteve është kryesisht bujqësi dhe agroindustri. Sipas MBZHR-së, rritje eksporteve bujqësore ka qenë konstante që prej vitit 2021, ku pavarësisht goditjes nga disa kriza të njëpasnjëshme, bujqësia tregoi qëndrueshmëri të lartë me një vit me eksporte të rritura me 15.6 %
https://ata.gov.al/2022/07/12/eksportohen-168-mije-tone-produkte-bujqesore/