Në Spitallë të Durrësit ka nisur puna për ndërtimin e Parkut Urban, që do ta kthejë këtë zonë të harruar në një hapësirë rekreative në shërbim të qytetarëve.

Konkretisht në një sipërfaqe prej 12 000 metra katror në zonën e Spitallës do të ngrihet një park me hapësira rekreative në shërbim të qytetarëve.

Projekti rehabiliton të gjithë zonën dhe i jep asaj një zhvillim të mëtejshëm duke rritur cilësinë e jetesës së banorëve.

Një tjetër element i rëndësishëm i projektit është shtimi i biomasës së gjelbër përgjatë gjurmës së ndërhyrjes dhe krijimi i xhepave të gjelbër që do të mundësojnë hapësira publike të përshtatshme për zhvillimin e aktiviteteve në komunitet.