Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, në një postim në rrjetet sociale e cilësoi atë si një nga zërat më të veçantë të letërsisë shqipe.
“Teodor Keko mbetet një nga zërat më të veçantë të letërsisë shqipe. Me penën e tij të mprehtë dhe shpirtin e tij të lirë, ai arriti të kapë emocionet dhe sfidat e një kohe plot ndryshime. Ai ishte më shumë se një shkrimtar; ishte një një zë që nuk u lodh kurrë së foluri për të vërtetën dhe për dashurinë ndaj vendit të tij. Në përvjetorin e lindjes së tij, kujtojmë një njeri të madh, një mik të çmuar të artit dhe të kulturës, që vazhdon të na frymëzojë me veprat e tij të paharrueshme”, u shpreh ministri Gonxhja.
Teodor Keko lindi më 2 shtator 1958 dhe u nda nga jeta më 22 gusht 2002. Ka qenë shkrimtar dhe publicist shqiptar. U lind në Tiranë, i biri i regjisorëve të kinematografisë Endri dhe Xhanfize Keko. Ndoqi studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Në fillimet e tij punoi si gazetar në gazetën letrare “Drita”, dhe në gazetën e përditshme “Koha jonë”, më vonë ka punuar në gazetën “Aleanca” si redaktor. Për një periudhë kohe ka qenë pjestar i Parlamentit shqiptar.
Teodor Keko i filloi publikimet e tij në vitin 1980 dhe është autor i 15 volumeve në zhanre të ndryshme si, poezi, dramë, novelë si dhe tregime të shkurtra.